Botë

Reforma e pensioneve në Nikaragua, protestat zmbrapsin qeverinë, Ligji nuk ndryshon

23.04.2018 12:30

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, hoqi dorë nga ndryshimet e Ligjit për sigurimet shoqërore që shkaktuan protesta të dhunshme në të gjithë vendin....

Ortega gjithsesi nuk e pranoi disfatën para protestës mbarëpopullore, por i bëri thirrje sektorit privat që të angazhohet në bisedime. Por, liderët e biznesit thonë se do të negociojnë vetëm kur qeveria të ndalojë shtypjen e protestave.

Të paktën 25 persona janë vrarë që të mërkurën në protestat që nisën në të gjithë vendin dhe që u udhëhoqën nga pensionistët e studentët. Më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Protestat masive dhe rezistenca popullore detyruan Ortegën që të bëjë hapa pas, sidomos edhe pas vrasjes së gazetarit, Angel Gahona, në transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa mbulonte protestat, diçka që shtoi zemërimin popullor.