Botë

Sulmet terroriste, Abdeslami shpallet fajtor për sulmin në Bruksel

23.04.2018 13:01

Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Paris në vitin 2015, Salah Abdeslam, është shpallur fajtor për vrasje në tentativë pas sulmit në Bruksel në mars të vitit 2016...

As Abdeslami dhe as i akuzuari tjetër, Sofien Ayari, i cili gjithashtu është shpallur fajtor, nuk ishin në gjykatë kur u dha vendimi.

Abdeslam ndodhet në një burg në Francë, në pritje të një tjetër gjykimi, për rolin e tij të dyshuar në sulmin terrorist të Parisit në nëntor të vitit 2015. Sipas mediave të huaja, prokurorët thanë se ai është i vetmi që ka mbijetuar nga grupi i terroristëve që ishin pjesë e sulmit.