Botë
Jemen, sulm ajror gjatë një dasme, 20 të vdekur
23.04.2018 14:53
Së paku 20 dasmorë, shumica gra dhe fëmijë, përfshirë edhe nusen, kanë mbetur të vdekur gjatë sulmeve ajrore të koalicionit saudit në veri të Jemenit...

Sulmet filluan teksa familja merrte nusen në distriktin Bani Qayis.
Ambulancat nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e ngjarjes, pasi sulmet ajrore ende vazhdonin.
Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tri vite të luftës në Jemen. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, rreth 22 milionë njerëz, apo 80% e popullatës, kanë nevojë për ndihma humanitare.
OKB ka akuzuar koalicionin e drejtuar nga Arabia Saudite për krime të luftës.
