Maqedoni

Pagesa për të drejtat e autorit, hotelierët kundër pagesës: Shton shpenzimet

23.04.2018 16:37

Shoqatat e hotelierëve kërkojnë definim më të saktë ligjor, se kush duhet të paguajë për të drejtat e autorit...

Shoqatat e hotelierëve kërkojnë definim më të saktë ligjor, se kush duhet të paguajë për të drejtat e autorit në rastet kur në restorantet e hoteleve të tyre organizohen festime të ndryshme nga një palë e tretë.
 
Hotelierët kërkojnë që pagesën në SHDAM ta bëjnë këngëtarët, të cilët çdo fundvit kompensohen për këngët e tyre nga Shoqata e të Drejtave të Autorit, e jo hotelierët që nuk përfitojnë asgjë nga ajo që këndohet nëpër organizimet private.
 
Sipas hotelierëve, pagesa prej 4% nga të ardhurat që lokalet i marrin nga festimet e ndryshme të organizuara në to, apo 9.6% nga të ardhurat e organizimeve të maturës apo diplomimit, është barrë e madhe financiare për ta. Gjithashtu ata kërkojnë që të lirohen nga pagesa e tatimit për të drejtën e autorit në rastet e organizimit të eventeve humanitare.