Gjykata pranoi garancinë, Mitko Çavkov lirohet nga paraburgimi

23.04.2018 17:23

Ish ministri i Brendshëm dhe ish drejtori i DSP-së, Mitko Çavkov...

Ish ministri i Brendshëm dhe ish drejtori i DSP-së, Mitko Çavkov, është liruar nga paraburgimi, në të cilin mbahej si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 mori vendimin për t’i hequr Çavkovit masën e paraburgimit, pasi ia pranoi pasurinë e paluajtshme si garanci  për praninë e tij në procedurën gjyqësore.

Çavkovit  i është marrë edhe pasaporta dhe ai është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë.

Ndaj vendimit të tillë të Këshillit Penal, prokuroria mund të parashtrojë ankesë, dhe nëse ankesa pranohet, Çavkov mund të kthehet prapë në paraburgim.

Një gjë e tillë ndodhi edhe më 28 mars, një ditë pasi Gjykata Supreme e lëshoi nga burgu hetimor në Shutkë në arrest shtëpiak.