Samiti i kryeministrave në Bërdo, Osmani kryeson delegacionin qeveritar

24.04.2018 10:29

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani...

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, e cila mbahet në Bërdo pran Kranjit, Slloveni, ku temat kryesore do të jenë sfidat dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Osmani është shqiptari i parë nga Maqedonia i cili do të udhëheq këtë samit. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas Maqedonisë anëtarë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova.