Xhaferi takon Volfgang Sobotka
Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian....

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që po mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin, Estoni, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi ka realizuar takim bilateral me kryetarin e Këshillit Nacional Austriak, z. Volfgang Sobotka.
Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin, sidomos për atë që realizohet drejtpërdrejtë para ndërmarrjes së kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, që është sinjal i fuqishëm për përkrahjen e fuqishme të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari Sobotka, ka konfirmuar se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në proceset eurointegruese dhe me këtë rast theksoi se intensifikimi i këmbimit dhe komunikimit parlamentar mund të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme të të dyja vendeve.
