Botë

Turqi, tërmet 5.2 ballë, 39 të lënduar

24.04.2018 13:07

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter goditi sot Turqinë, duke lënë të lënduar 39 persona dhe shkaktuar dëme materiale...

Lëkundjet që tronditën krahinën juglindore të Adiyamanit, ishin në një thellësi prej 10 kilometrash nëntokë.

Nga 39 të plagosurit, 35 u dërguan në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkollat fillore dhe gjimnazet në këtë provincë u mbyllën për shkak të lëkundjeve sizmike. Pas tërmetit 5.2 ballë, pati edhe disa mikrotërmete të tjera, por pa pasoja.