UKRAINË

Ushtria ukrainase vendosi kontroll ndaj qytetit Lisiçanski

25.07.2014 15:08

Ushtria ukrainase ka vendosur kontroll mbi qytetin Lisiçansk në Ukrainë lindore, theksohet në kumtesën e presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko......

Ushtria ukrainase ka vendosur kontroll mbi qytetin Lisiçansk në Ukrainë lindore,  theksohet në kumtesën e presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko.

Në deklaratë theksohet se ushtria ka ngritur flamurin e Ukrainës mbi komunën në Lisiçanskit.

Qyteti ka 105.000 banorë dhe gjendet 90 kilometra në veriperëndim të Luganskut, ku në 24 orët e fundit, dy veta humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën në luftimet mes separatistëve dhe ushtrisë.

Në Donjeck, qendra e dytë rajonale që është nën kontrollin e kryengritësve, humbi jetën një burrë, ndërsa dy gra janë plagosur.