Botë

Zjarrvënie e qëllimshme në Kinë, 18 të vdekur, arrestohet një 32 vjeçar

24.04.2018 19:27

Një zjarr i rënë në një lokal nate, në qytetin kinez Yingde, i kushtoi jetën 18 personave dhe plagosi rreth 10 të tjerë...

Policia kineze tha se ka arrestuar një 32-vjeçar, që dyshohet për zjarrvënie me dashje.

Sipas autoriteteve, i dyshuari bllokoi derën e vetme të lokalit me motoçikletën e tij, para se të ndizte zjarrin.

Zjarri u fik shpejt nga zjarrfikësit, që mbërritën shumë shpejt në vendngjarje, por fatkeqësisht numri i viktimave është i lartë.

Zjarrvëniet me dashje dhe me shumë viktima nuk janë të reja në Kinë.

Vjet, 22 persona u vranë si pasojë e një zjarrvënie me dashje në një ndërtesë rezidenciale, ndërsa në vitin 2016, 17 të tjerë u vranë në bordin e një autobusi, nga një zjarr i ndezur po me dashje.