ERDOGAN

Hebraikët amerikan kërkojnë që Erdogani ta kthejë çmimin për paqe

25.07.2014 15:11

Ata tani liderin turk e akuzojnë për "retorikë të rrezikshme" dhe "nxitje të dhunës kundër popullit hebraik.".....

Kongresi amerikan hebraik ka kërkuar nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ta kthejë çmimin që ai e ka marrë nga kjo organizatë për kontributin për paqe në Lindjen e Mesme.

Ata tani liderin turk e akuzojnë për "retorikë të rrezikshme" dhe "nxitje të dhunës kundër popullit hebraik."

Në një letër të hapur dërguar Erdoganit, kryetari i Kongresit amerikano-hebraik, Xhek Rozen vlerëson se mund të thuhet se kryeministri i Turqisë është bërë "udhëheqësi antiizraelit më i rrezikshëm në botë."

Në Turqi filloi fushata për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm, në kuadër të së cilës Erdogan disa herë ashpër e ka kritikuar Izraelin për shkak të ofensivës kundër Hamasit në Rripin e Gazës, duke e akuzuar shtetin hebraik se ka kryer "gjenocid" dhe "barbarizmin që e tejkalon Hitlerin ".

Rozen rikujton se në vitin 2004, Erdogani fitoi çmimin "Profili i guximit" nga Kongresi amerikano-hebraik, pasi që atëherë angazhohej për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe për përpjekjet për t'i mbrojtur hebraikët në Turqi.