Takimi Dimitrov-Koxias me ndërmjetësim të Nimic

25.04.2018 09:26

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Katzias....

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë,  Dimitrov dhe Kocias sot do të takohen përsëri me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit Metju Nimic në Vjenë, me qëllim që të arrihet marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë.                                                                                

Mediat greke e kanë vlerësuar si vendimtar takimin në Vjenë që është inicuar nga Nimic, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë një tjetër takim në Selanik. Poashtu ato theksojnë se dallimet mbeteten të pa ndryshuara, dhe kanë të bëjnë me kërkesën për erga omnes, përkatësisht emër për përdorim të përgjithshëm dhe revidim të kushtetutës.

Paraprakisht Koxias ka deklaroi se Maqedonia në qershor nuk do të merr ftesën për anëtarësim në NATO, sepse koha është shumë e shurtër për marrëveshje.

Ndërsa eurokomesari për zgjerim Johanes Han, ka shprehur optimizëm se zgjidhja është e mundur në 15 ditët e ardhshme.  Por Kryeministri Zaev, tha se do të dëshironte, por nuk beson se marrveshja do të ndodhë aq shpejtë.