Gjykata supreme e SHBA-ve vlerësim vendimit të Trumpit për ndalim-udhëtimin

25.04.2018 11:06

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të paraqitet para Gjykatës Supreme në SHBA....

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të paraqitet para Gjykatës Supreme në SHBA për të mbrojtur legjitimitetin e vendimit të ndalim-udhëtimit për qytetarët e disa vende me shumicë myslimane.

Sipas vendimit të Trumpit, hyrja në SHBA iu ndalohet personave nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni.

Çadi ka qenë po ashtu pjesë e listës në muajin shtator, mirëpo është larguar nga Trump më 10 prill.

Nëntë anëtarët e gjykatës nuk kanë dëgjuar asnjëherë për faktet ligjore të këtij ndalimi. Shteti i Havait që argumenton se ky ndalim shkel ligjin federal për imigrim dhe është në kundërshtim me Kushtetutën amerikane në pikën e favorizimit të ndonjë feje, përbën çështjen kryesore në këtë rast.

Trump pati thënë se ndalimi i udhëtimit është i nevojshëm për të mbrojtur SHBA-në nga terrorizmi dhe militantët islamistë. Në mbrojtje të ndalimit, administata ka prezantuar një varg kriteresh për personat e vendeve në fjalë nëse synojnë të vizitojnë SHBA-në.

Venezuela dhe Koreja Veriore po ashtu kanë qenë vende të shënjestruara në këtë ndalim, mirëpo për të njëjtat nuk është kërkuar shqyrtim në gjykatë.