Osmani: Momentumi u krijua, të dimë ta shfrytëzojmë
Zëvendëskryeministri Osmani që kryeson delegacionin qeveritar në Samitin e shefave të shteteve...

Zëvendëskryeministri Osmani që kryeson delegacionin qeveritar në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ka potencuar në fjalimin e tij domosdoshmërinë për bashkëpunim të ngushtë të vendeve të rajonit për rritjen e sigurisë së përgjithshme. Sa i përket zgjerimit të BE-së, pra anëtarësimit në Union të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Osmani tha se momentumi është krijuar dhe ai është i bindur se vendet do të dinë ta shfrytëzojmë.
Motivimi me të cilin hymë në këtë proces është i fuqishëm dhe si shtet jemi të përgatitur të ndërmarrim shpejt, dhe aty ku ka nevojë, reforma radikale”,- theksoi Osmani, duke theksuar edhe përmbajtjen inkurajuese të Raportit të javës së kaluar të Komisionit Europian për gjendjen dhe progresin e vendit dhe rekomandimin e pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Sipas tij, vendet e rajonit, për arsye të potencialit të përbashkët gjeografik, historik dhe socio-ekonomik, duhet të ndajnë bashkë edhe të ardhmen europiane.
