Maqedoni

Ligji për mediat, VMRO-DPMNE: presim që LSDM të mbështesë amendamentet

25.04.2018 17:19

Ende nuk dihet se për cilat amendamente opozita dhe mazhoranca kanë arritur marrëveshje për propozim ligjin e ri për mediat

Ende nuk dihet se për cilat amendamente opozita dhe mazhoranca kanë arritur marrëveshje për propozim ligjin e ri për mediat, i cili të premten duhet votuar në lexim të dytë në komisionin amë.
 
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, i cili përmes 63 amendamenteve kërkon të mos ndryshohet përbërja aktuale e Këshillit Programor të RTVM-së dhe të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, por nuk tregon se a janë dakorduar me LSDM-në pikërisht për këto amendamente.
 
VMRO-DPMNE nuk tregon se si do të votojë në komision në rast se nuk i pranohen amendamentet e tyre.
 
“Për disa çështje kemi arritur qëndrim të përbashkët, ndërsa për disa çështje tjera kemi ende qëndrime të ndryshme për këtë propozim ligj për mediat. Nga LSDM presim që të mbështet amendamentet thelbësore të VMRO-DPMNE-së, ndërsa të premten do të vendosim a do të votojmë ose jo këtë propozim ligj për mediat”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev.
 
Në arsyetimin e propozim ligjit, LSDM vazhdimisht ka potencuar se ligji i ri do të sigurojë pavarësi, profesionalizëm dhe do të garantojë procedurë transparente dhe llogaridhënie në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave mbikëqyrës në këto institucione.
 
Ligji për media do të jetë prova e parë e bashkëpunimit pozitë - opozitë rreth ligjeve reformuese. VMRO potencon se mbetet e përkushtuar për votimin e këtyre ligjeve, për përafrimin e vendit drejt BE-së.
 
VMRO-DPMNE në Kuvend kërkoi edhe debat publik për lokacionin më të përshtatur në të cilin duhet ndërtuar qendra e re klinike dhe gjithashtu nuk përjashtuan mundësinë që në periudhën e ardhshme të dorëzojnë interpelancë ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferit.
 
REXHEP QAMILI