Maqedoni

Carovska: Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, në pajtim me standardet e BE-së

25.04.2018 17:31

Ligji i ri për mbrojtje nga diskriminimi parasheh zgjerimin e bazës së diskriminimit, rritjen e punës, saktësimin e kompetencave dhe profesionalizimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi...

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ripërsëriti sot se ky ligj është në pajtim me standardet europiane dhe ato ndërkombëtare.
 
“Mendoj se ligji është i mirë. Ligji nuk jep vetëm marrëveshjen me të gjitha dokumentet ndërkombëtare që i kemi ratifikuar, jo vetëm që pajtohet me legjislacionin evropian që kemi, por jep një zotim të vërtetë, se kjo qeveri dhe gjithë shteti ynë ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi dhe të krijojë një politikë dhe praktikë që do të japë një mundësi për të parandaluar diskriminimin e të gjithë qytetarëve për të gjitha arsyet”,- theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovka.