Maqedoni
Vaksinimi i fëmijëve, Deskovska: arsimi - e drejtë elementare, me apo pa vaksinë
25.04.2018 19:20
Gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, sigurisht që një ndër dokumentet që prindërit duhet të dorëzojnë...

Gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, sigurisht që një ndër dokumentet që prindërit duhet të dorëzojnë, është edhe kartela e vaksinimit. Por ministrja e arsimit, thotë se edhe nëse fëmijët nuk I kanë marrë të gjitha vaksinat, kjo nuk është pengesë që ata të regjistrohen në klasën e parë, pasi e drejta e përfshirjes në procesin arsimor , është e drejtë e garantuar për të gjithë fëmijët.
“Ne si ministri e përkrahim qeverinë në pjesën për përfshirjen e imunizimit dhe jemi duke biseduar edhe me ministrinë e shëndetësinë dhe në nivel të qeverisë ku fillimisht duhet të rritet kualiteti i vaksinave dhe të rritet edhe ndërgjegjësimi i prindërve për rëndësinë e vaksinave në imunitetin e fëmijëve, por ky proces nuk duhet të jetë në dëm të procesit arsimor. Të gjithë prindërit janë të obliguar ti regjistrojnë fëmijët e tyre në klasë të parë. Arsimi përveç që është e drejtë është edhe obligim në RM. Në maj do të fillojë regjistrimi në shkollat fillore dhe inspektorët tanë do të reagojnë nëse të gjithë fëmijën nuk janë të regjistruar. Qëllimi është që në Maqedoni mos të ketë fëmijë në rrugë mos të ketë fëmijë i cili nuk është i përfshirë në procesin arsimor. Unë ju bëj thirrje të gjithë prindërit që ta kryejnë obligimin e tyre që ti regjistrojnë fëmijët në klasë të parë dhe të ju mundësojnë me atë që të marrin dituri e cili do të thotë investim në të ardhmen e tyre”,- deklaroi ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska.
