Maqedoni
Kompania EDS blihet nga grekët, Angjushev: shitja sipas ligjeve, do të paguaj tatimin
25.04.2018 19:48
Kompania që merret me tregtinë e energjisë, EDS, e që është në pronësi të zëvendëskryeministrit Angjushev...

Kompania që merret me tregtinë e energjisë, EDS, e që është në pronësi të zëvendëskryeministrit Angjushev, tashmë ka ndërruar pronar.
Ajo i është shitur kompanisë shtetërore energjetike të Greqisë “Public Power Corporation”. Nga kjo shitje, zëvendëskryeministri Angjushev do të fitojë rreth 5 milionë euro.
Por, vetë Angjushev thotë se marrëveshja ka qenë transparente dhe ligjore. Për transaksionin thotë se normalisht që do të paguajë edhe tatimin personal, ndërsa paratë do t’i riinvestojë sërish në energjetikë apo financa.
“Kam nënshkruar marrëveshje me Kompaninë shtetërore të Greqisë për rrymë “Public Poëer Corporation”. Çmimi i shitjes është 4.8 milionë euro. Transaksioni ka qenë maksimalisht transparent. Në përputhje me ligjet në vendin tonë, unë do të paguaj tatimin personal që është i paraparë në ligjet tona dhe mjetet që i kam fituar me shitjen e kompanisë sime do t’i deklaroj në listën time anketuese. Do t’i riinvestoj në një mënyrë varësisht se ku është më e arsyeshme, por padyshim që do t’i investoj në segmentet ku unë kam më shumë njohuri, që do të thotë në energjetikë, inxhinieri apo në financa”,- deklaroi zëvendësryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
