Maqedoni
Takimi në Vjenë, Nimic: Palët, të përkushtuara për zgjidhje
25.04.2018 20:04
Pas takimit të sotëm në Vjenë, mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kryenegociatori Nimic...

Pas takimit të sotëm në Vjenë, mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, kryenegociatori Nimic, me iniciativë të të cilit mbahej takimi, tha se takimet ishin intensive dh etë dyja palët treguan respekt të ndërsjelltë. Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Dimitrov dhe Kotzias, nuk dhanë asnjë deklaratë se për cfarë është diskutuar.
I vetmi që u deklarua ishte Nimitz, por megjithëse takimi zgjati mbi 3 orë, deklarata e kryengociatorit zgjati vetëm 30 sekonda. Ishte një diskutim intensiv, inkurajues dhe të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e një zgjidhjeje. Procesi do të vazhdojë edhe javëve të ardhëshme, deklaroi Nimic, por duke mos bërë të ditur se cfarë konkretisht është diskutuar sot në Vjenë.
