Botë

Turqi, dënohen me burg edhe 13 gazetarë

26.04.2018 10:04

Një gjykatë turke dënoi me burg 13 gazetarë të gazetës opozitare “Cumhuriyet”, nën akuzat për terrorizëm...

Tre gazetarë janë liruar. Autoritetet turke kanë akuzuar stafin e “Cumhuriyet”-it për mbështetje të grupeve terroriste dhe të klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e grushtshtetit të vitit 2016.
 
Mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar ose pushuar nga puna, pas puçit të dështuar.
 
Pas vendimit për gazetarët, gazeta ka shkruar në ueb-faqen e saj: “Do të jeni të turpëruar para historisë!”. 
 
Në muajin mars, 25 gazetarë turq janë burgosur për lidhje të dyshuara me Gulenin.