LIGA EVROPA

Eliminohen skuadrat shqiptare, Omonia kundërshtar i Metalurgut

25.07.2014 16:07

Pas humbjes 2-0 në Rumani, Flamurtari ka zhgënjyer edhe në Vlorë pasi u mund me rezultatin 1-3 nga Petrolul Ploiesti.........

Pas humbjes 2-0 në Rumani, Flamurtari ka zhgënjyer edhe në Vlorë pasi u mund me rezultatin 1-3 nga Petrolul Ploiesti. Edhe pse vlonjatët kaluan të parët në avantazh në minutën ne 37 me Nijas Lenan, gëzimi i tyre zgjati vetëm 2 minuta pasi më minutën e 39, rumunët barazuan me anë të Teixeiras.

Edhe pjesa e dytë ishte pa shkëlqim për Flamurtarin, ku edhe pse pati disa raste, nuk arriti të finalizojë. Do të duhet të vinin minutat e fundit të ndeshjes, ashtu si dhe në ndeshjen e parë që Flamurtari të dorëzohej pa kushte.

Në minutën e 84, De Lucas kalon në avantazh ekipin rumunët, ndërsa në minutën e fundit Priso shënon golin e 3, duke mbyllur në këtë mënyrë dhe ëndrrën europiane për Flamurtarin. Edhe skuadra e Laçit është mundur në ndeshjen e dytë përballë ukrainasve te Zorya Lugansk-it me rezultatin 2-1, duke u eliminuar nga Europa League pas rezultatit të përgjithshëm 5-1. 

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i vetëm nga Maqedonia që edhe më tutje mbetet të luaj në Evropë, Metalurgu, edhe zyrtarisht e ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë eliminator.

Ashtu edhe siç pritej, shkupjanët do të luajnë kundër qipriotëve të Omonisë, të cilët pas triumfit si mysfir me 2-0 në ndeshjen e parë kundër Buduçnostit, në sfidën kthyese në shtëpi luajtën pa gola dhe pa probleme, vazhduan më tutje.

Metalurgu, ndeshjen e parë do ta luaj si mysafir, me 31 korrik, ndërsa takimi kthyes në Shkup, do të jetë në program me shtatë gusht.