Londra kërcënon Beogradin: Jemi kundër çdo vendi që është me Serbinë
Sipas portalit nga Beogradi “srbija danas” (Serbia sot), Britania e Madhe ka hyrë në luftë të haptë me Serbinë...

Sipas portalit nga Beogradi “srbija danas” (Serbia sot), Britania e Madhe ka hyrë në luftë të haptë me Serbinë në të cilën nuk do të zgjedhë mjete për ta rrëzuar Vuçiqin dhe pushtetin në Beograd, për ta ndarë Serbinë nga Rusia dhe për t’ia siguruar Kosovës pavarësinë e plotë dhe ulësen në Kombet e Bashkuara.
Nga Londra, gjithnjë sipas këtij portali, ka arritur mesazhi i qartë për Serbinë dhe për vendet që rishqyrtojnë njohjen e tyre të Kosovës ose që Serbinë e përkrahin në ndonjë mënyrë: “Do ta shkelim çdo kë që do ta përkrahë Serbinë”.
Ndërkohë, Serbia është përballur edhe me kritika nga një shtet tjetër i fuqishëm i BE-së.
Franca dje i ka dërguar një reagim Beogradit zyrtar duke i thënë se do t’i reagojnë secilit shtet që Serbia tenton ta bind për ta tërhequr njohjen e Kosovës.
Ndryshe, muajve të fundit janë elektrizuar raportet mes Serbisë dhe vendeve të BE-së, pikërisht pasi Serbia ka nisur një fushatë të gjatë kundër njohjeve të Kosovë.
