Maqedoni

Bisedimet për emrin, Vajgëll: lërini negociatorët të diskutojnë në diskrecion. Zgjerimi i BE-së me Ballkanin, Vajgëll: Ballkani shihet si tërësi, zgjidhni çdo problem

26.04.2018 12:11

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgëll, vlerëson se ka mundësi reale që liderët e BE-së

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgëll, vlerëson se ka mundësi reale që liderët e BE-së në verë të japin dritën e gjelbër dhe një datë për negociatat për Maqedoninë.
 
Në një intervistë për MIA-n, Vajgëll përkujton se PE-ja prej më herët është angazhuar që negociatat dhe zgjidhja e emrit të shkojnë në paketë nëse kontesti i emrit me Greqinë nuk zgjidhet deri atëherë. 
 
“Tani duhet të deklarohet Këshilli Europian. Unë besoj se puna ka shkuar mjaft larg që të mos mund të vendoset në pikëpyetje. Sigurisht, kjo varet, në masë të madhe, nga suksesi i negociatave me Greqinë për emrin. Dhe këtu, negociatorët, na mbajnë në pasiguri për një marrëveshje konkrete. Unë mendoj se në këtë situatë nuk është ide e mirë që të publikohen informacione të njëanshme që çorientojnë. Është më mirë që negociatorët të negociojnë në diskrecion”,- tha Vajgel.
 
Ai ndërkohë ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, rreth destabilizimit të mundshëm të rajonit nëse vendet nuk i bashkohen BE-së. Vajgëll beson se deklaratat janë bërë për të fituar mbështetje për procesin e zgjerimit. 
 
“Brenda BE-së, ka pikëpamje të ndryshme lidhur me zgjerimin me juglindjen e Europës. Kjo është një nga arsyet për të gjithë politikanët në ish-Jugosllavi, duhet të kuptojnë se BE dhe Bota ende e përjetojnë rajonin në tërësi. Dhe nëse është i rrezikuar një pjesë e rajonit, atëherë i gjithë rajoni është i diskutueshëm”,- deklaroi Vajgël në intervistën për MIA-n.
 
ZEKIRIJA MEXHITI