Vjenë, takimi Dimitrov-Koxias përfundoi me darkë pune
Me një darkë pune ka përfunduar takimi i mbrëmshëm mes shefit të diplomacisë së Maqedonisë....

Me një darkë pune ka përfunduar takimi i mbrëmshëm mes shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe atij Grek Nokos Koxiaj në Vienë të austrisë, takim i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i OKB-së Metju Nimic.
Pas takimit Nimic tha se bisedimet ishin intensive dhe se palët mbeten të përkushtuara në zgjidhjen e kontestit. Pa dhënë detaje se çka konkretisht është biseduar në takimiin katër orësh, Nimic tha se dy palët janë dakorduar që procesi i negociatave të vazhdoj edhe në javët në vazhdim.
Ndërsa mediat greke njoftuan se takimi ishte konstruktiv dhe pozitiv por nuk ka sjellur përparim konkret rreth çështjeve të kontestueshme.
Edhe pse klima ështpë shum positive pushteti në IJRM duhet të sjell vendim serioz për çështjet e kontestueshme që ka në focus zgjidhjen erga omnes. Duket se për udhëheqësinë e vendit fqinjë përdorimi i emrit të ri Brenda shtetit është punë e vështirë ashtu si edhe revidim i kushtetutës.
Megjithate egziston përparim rreth çështjeve të ndara që kanë të bëjnë me temën konkrete shkruan Katimerini.
