Bruksel, Koxias takon sekretarin e NATO-s, Stoltenberg
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg...

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel.
Siç njoftojnë mediat greke, Stoltenberg dhe Kocias do të diskutojnë edhe për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëdhëniet greke-turke dhe për rastin me dy ushtarët grek që gjenden në burgun e Turqisë.
Koxias dit më pare tha se në samitin e NATO-s në korrik Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës sepse periudha është e shkurtër.
Ai shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje, nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojë e gjithë procedura.
