Arta Bajrami paralajmëron hitin e radhës
Ajo shpreson se edhe kënga e re me shumë ritëm do të pëlqehet nga fansat e saj, duke u bërë kështu një tjetër hit i saj....

Kjo verë nuk do të shkojë pa një këngë e klip të ri nga Arta Bajrami. Në emisionin “Talk” të KTV-së, Arta ka treguar se kënga është e gatshme dhe shumë shpejt pritet të publikohet me videoklip.
Ajo shpreson se edhe kënga e re me shumë ritëm do të pëlqehet nga fansat e saj, duke u bërë kështu një tjetër hit i saj.
Emisionin “Talk” me Arta Bajramin do të mund ta ndiqni të shtunën nga ora 18:15, dhe ky njëkohësisht do të jetë edicioni i fundit i këtij emisioni për këtë sezon. Pos tjerash, aty do mund të kuptoni nëse ka ndodhur që Arta të konkurrojë në ndonjë festival, e të mos pranohet.
Po ashtu, ajo ka folur edhe për synimin e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurosong”, por duke mos anashkaluar as jetën e saj private.