Maqedoni
Ditë e hapur në UT, prezantohet oferta akademike 2018-2019
26.04.2018 17:25
Universiteti i Tetovës ka hapur dyert për të gjithë maturantët e vendit dhe më gjerë të cilët nga afër janë njoftuar me programet dhe kushtet që ofron...

Universiteti i Tetovës ka hapur dyert për të gjithë maturantët e vendit dhe më gjerë të cilët nga afër janë njoftuar me programet dhe kushtet që ofron ky universitet për vitin akademik 2018-2019.
“Sikur edhe vitet tjera ashtu edhe këtë vit, Universiteti i Tetovës organizon ditën e hapur në kuadër të së cilës ditë maturantët nga qytetet, si Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova, Presheva, Kërçova, Prilepi, Struga dhe Dibra kanë mundësi që të njihen me ofertën akademike për vitin 2018-2019. Të gjithë maturantët e interesuar dhe të pranishëm sot, do të kenë mundësi që nga ana e stafit akademik të UT-së të njihen me programet studimore që ofron ky universitet ynë, përkatësisht të njihen me 60 programet studimore që i kemi në 13 fakultete”,- deklaroi prorektori për arsim në UT, Reshat Qaili.
Në “Ditën e hapur” në UT, organizohet edhe panairi i ushqimit ku kompanitë nga vendi mund të njoftojnë nga afër produktet e tyre. Sipas prorektorit për arsim, Reshat Qili, tani një kohë të gjatë Universiteti i Tetovës ka një bashkëpunim të frytshëm me kompanitë vendore.
VISAR SADIKI
