Maqedoni

UNT zgjedh rektorin, Pollozhani promovon strategjinë për zhvillim

26.04.2018 18:15

Senati i Universitetit “Nënë Tereza”, me votim të fshehtë zgjodhi u. d. Aziz Polozhanin në pozicionin rektor i UNT-së...

Pollozhani e cilësoi si sfidë konsolidimin e institucionet që drejton dhe vizioni i tij dhe stafit të UNT-së tha se është që ky universitet të shndërrohet në qendër të dijes dhe t’i shërbejë krijimit të gjeneratave që do të pajisen me arsimim cilësor, aftësi hulumtuese dhe inovative.
 
Ai premtoi se do të angazhohet për përfundimin e kompleksit të UNT-së.
 
“Ne do të synojmë të realizojmë pjesën më të rëndësishme të këtij programi, sepse konsolidimi akademik është brengë e përhershme. Ne kemi më akute konsolidimin hapësinor dhe mundësisht ardhjen sa më afër të përfundimit të objektit të ri. Kjo është kryesorja, më pas afirmimi ndërkombëtar, që është pikë shumë e rëndësishme dhe përshtatja e kurikulave me nevojat e tregut të punës”,- tha rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
 
Sipas Pollozhanit, do të fillojë përpilimi i strategjisë për zhvillimin e Universitetit UNT 20-30, ku do të definohet dinamika e synimeve të parashtruara.
 
“Do bëjmë një ekip të mirë kompetent për të bërë strategjinë për zhvillimin e Universitetit në  një strategji afatmesme kah afatgjata. UNT 20 -30 e kam quajtur, ku do të shihen të gjitha hapat dhe aspektet në funksion të realizimit të çdo mase të paraparë në program dhe kjo është faktikisht një punë bashkëvepruese me stafin akademik, administratën, por edhe me mediat, ekonominë, komunitetin e biznesit, opinionin e gjerë, që të definojmë hapa sa më realë”,- tha rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
 
Strategjia ka për qëllim ngritjen e Universitetit “Nënën Tereza” në bartës të zhvillimit socio-ekonomik,teknologjik dhe kulturor.
 
FLUTURA LATIFI