Maqedoni

Grabar Kitaroviq: zgjidhja e emrit të mos imponohet nga jashtë. Ivanov: të ndjekim shembullin e Kroacisë me Slloveninë

26.04.2018 18:33

Kroacia vlerëson se zgjidhja e çështjeve dypalëshe duhet të shkojë paralelisht me integrimin euroatlantik të Maqedonisë...

Duke iu referuar kontestit rreth emrit, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, vendi i së cilës në 2020 merr kryesimin e presidencës së  BE-së, tha se zgjidhja nuk duhet të imponohet nga jashtë. 
 
"Çështjet e hapura jo vetëm që mund por duhet patjetër të zgjidhen paralelisht me eurointegrimin. Bisedimet duhet të intensifikohen. Shpesh në negociata futen propozime nga jashtë, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet të imponohen. Ju e dini se keni mbështetjen tonë për në NATO",- deklaroi presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.
 
Presidenti Ivanov kërkoi që dy vendet të ndjekin shembullin e negociatave Kroaci – Slloveni.
 
"E kemi thënë vazhdimisht, se mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të përdoret shembulli i Kroacisë me Slloveninë. Mund të zhvillohen negociata paralele për anëtarësim në BE dhe paralelisht të zgjidhen çështjet e hapura",- tha presidenti i RM-së, Gjeorge Ivanov.
 
Presidentja kroate po qëndron në vendin tonë për të marrë pjesë në takimin e liderëve të iniciativës “Bërdo Brion”, që mbahet nesër në Shkup. 
 
BESIM ABDULLAI