Ministri i Ekologjisë, takon kryetarët e Komunave të Pollogut
Në takim, u diskutua për statusin e projektit, për dhënien e koncesionit, për ndërtimin e deponisë rajonale për rajonin e Pollogut......

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, u takua sot me kryetarët e Komunave të rajonit planor të Pollogut. Në takim, u diskutua për statusin e projektit, për dhënien e koncesionit, për ndërtimin e deponisë rajonale për rajonin e Pollogut.
Në këtë mbledhje, ministri Izairi u informua nga kryetarët e Komunave për rrjedhën e procedurës dhe për ndërprerjen e saj në vitin 2013.
Përveç kësaj, kryetarët e Komunave pranuan qëndrimin se është i nevojshëm revokimi i procedurës dhe dhanë rekomandim te Komisioni për Zbatimin e Procedurës së Tenderit, që të veprojë në pajtim me rregulloren e saj të punës.
