Botë

Një zyrtar i lartë afgan vritet nga talibanët

26.04.2018 19:40

Kryengritësit talibanë kanë vrarë zëvendësguvernatorin e provincës Logar, që gjendet në lindje të Afganistanit, ka thënë policia...

Sulmi, ku është vrarë Qamar-u-din Shakeb ka ndodhur në qarkun Mohammad Agha, ka njoftuar policia.
 
“Ai ishte rrugës duke shkuar në Kabul kur është sulmuar”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zyrtari policor, Asmatullah Alizia.
 
Alizai ka thënë se truprojet e Shakeb po ashtu janë plagosur rëndë në këtë sulm.
 
Kryengritësit talibanë kontrollojnë pjesë të mëdha në provincën Logar dhe shpesh kryejnë sulme ndaj forcave të sigurisë afgane./evropaelire