Shkup, procesi Bërdo-Brijoni, Donald Tusk, mysafir special
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shtatë presidentë dhe një kryeministër do jenë mysafirë të presidentit Gjorge Ivanov..

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shtatë presidentë dhe një kryeministër do jenë mysafirë të presidentit Gjorge Ivanov, në kuadër të Procesit Bërdo-Brijoni.
Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijon është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, takim tet-a-tet do të realizojë edhe me Kryeministri Zoran Zaev. Pritjet zyrtare e delegacionit të lartë të BE-së i udhëhequr nga Tusk kane filluar nga ora 10 :00, para Qeverisë.
Pas tet-a-tet takimit, siç informon shërbimi qeveritar për media do të vijojë edhe takim bilateral i delegacioneve të Qeverisë dhe Këshillit Evropian. Pas përfundimit të takimit pasditen e sotme do të vijojnë edhe deklaratat për media.
