Shënohet 1 vit nga ngjarjet e 27 prillit, vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Zijadin Selës
Sot shënohet 1 vjetori nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin Republikan....

Sot shënohet 1 vjetori nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin Republikan.
Në datën e sotme pikërisht para një viti Talat Xhaferi u zgjodh shqiptari i parë në krye të Kuvendit Republikan.
E enjtja e përgjakur e cila u nxit nga dikush nga brenda me ç’rast më pas u hapën edhe dyert e Kuvendit u mundësoi protestuesve të hyjnë brenda objektit dhe të pamundësojnë zgjedhjen e shumicës së re parlamentare dhe kryetarin e Kuvendit. Në njëvjetorin e ngjarjes së përgjakshme që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë, në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin e tentativë vrasjes ndaj liderit të Aleancës së Shqiptareve, Ziadin Sela.
Në seancën e sotme do të shikohen fotografi dhe video të momentit kur është sulmuar Sela me 27 prill të vitit të kaluar. Ato janë pjesë të aktakuzës.
Për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar mes të akuzuarve në këtë rast janë edhe ish-ministri i Punëve ë Brendshme, Mitko Çavkov, pesë deputetët Johan Tarçullovski, Kërse Mukoski, Luben Arnaudov, Sasho Vasillevski dhe Lupço Dimovski.
