Mike Pompeo, shefi i ri i diplomacisë amerikane

27.04.2018 10:16

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo....

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo si sekretar i shtetit, duke i dhënë fund një beteje të fortë konfirmimi.

Pompeo u akuzua nga demokratët se ka mbrojtur pikëpamjet anti-myslimane dhe homofobike.

Senati votoi 57-42 për ta miratuar atë si diplomatin më të lartë të Amerikës, të dytin e presidencës së Trump.

Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, u shkarkua muajin e kaluar nga presidenti nëpërmjet Twitter në mes të përplasjeve midis tyre. Aprovimi vjen në një kohë ku Z. Pompeo duhet të udhëheqë një delegacion të SHBA-së në bisedimet e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel këtë fundjavë.

Ai ka organizuar një samit në mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në muajt e ardhshëm.