Itali, mbyllen negociatat për qeverinë e re, formohet koalicioni 5yjet-PD

27.04.2018 11:38

Kanë përfunduar negociatat për formimin e qeverisë së re italiane....

Kanë përfunduar  negociatat për formimin e qeverisë së re italiane.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të parlamentit italian, Roberto Fico, i ngarkuar me detyrën e negociatorit, për dy ditë rresht ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes 5 Yje për arritjen e një aleance qeverisëse mes këtyre dy forcave politike.

Para gazetarëve, Roberto Fico, deklaroi se këto negoaciata patën një rezultat pozitiv.“Dialogu mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Demokratike u vendos e ekzistojnë kushtet për një aleance qeverisëse”.

Partia Demokratike ka kërkuar kohë deri në mbledhjen e kryesisë kombëtare e përcaktuar më datë 3 maj, për të diskutuar e vendosur mbi pranimin e aleancës qeverisëse me Lëvizjen 5 Yje.

Pas takimit me Roberto Fico, kryetari i përkoshshëm i Partisë Demokratike Maurizio Martina deklaroi se “Partia Demokratike po përpiqet të ndihmojë vendin në një fazë kaq delikate të historisë institucionale e politike. Ndërsa për Lëvizjen 5 Yjet dhe aleatët mundshëm qeverisës, Maurizio Martina deklaroi se vlerëson hapat e bërë nga Di Maio për të mbyllur çdo dialog politk me partinë Lidhja.