Çështja e emrit, Tusk: Tejkaloni ndasitë sikurse me Bullgarinë

27.04.2018 12:52

Maqedonia sikurse me Bullgarinë që tejkaloi ndasitë e së kaluarës, ashtu edhe me Greqinë të zgjidh...

Maqedonia sikurse me Bullgarinë që tejkaloi ndasitë e së kaluarës, ashtu edhe me Greqinë të zgjidh mosmarrëveshjen e emrit. Porosia erdhi nga kryetari i Këshillit të Europës Donald Tusk pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev. Tusk duke marrë shembull shtetin e tij Poloninë, tha se brenda BE-së shumë më lehtë po kultivon identitetin kombëtarë. Zyrtari europian njëkohësisht shprehu gatishmërinë e BE-së por edhe personale që të ndihmojë Maqedoninë në rrugëtimin drejt BE-së.

“Sot në kuadër të BE-së, ne mund që të kultivojmë identitetin tonë kombëtarë, përderisa jemi pjesë e një bashkësie më të madhe në të cilën të gjithë mund të prosperojmë. BE do tu ndihmojë në përpjekjet tuaja për realizimin e reformave. I keni gjitha paradispozitat e nevojshme për të pasur sukses. Me Bullgarinë dëshmuat se kur ekziston vullnet që të tejkalohen ndasitë e së kaluarës, ekziston mundësi se si të shkohet drejt së ardhmes. Me të vërtetë shpresoj se të njëjtën do ta bëni edhe me Greqinë. E keni mbështetjen time të pakusht dhe unë besoj te ju.” – tha Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

ZAEV:NË SOFJE TË RIKONFIRMOHET PERSPEKTIVA EUROPIANE

Zaev siguroi Tuskun se Maqedonia po punon intenzivisht për të kapur hapin e duhur që t’u bashkangjitet vendeve fqinje të cilat veçmë kanë çelur bisedimet. Zaev pret që Samiti I Sofjes të konfirmojë perspektivën europiane të vendeve të ballkanit perëndimor.

“Marrëveshja me Bullgarinë e dekurajoi skepticizmin dhe I tejkaloi të gjitha pritjet. Në këtë frymë, me përkushtim po bisedojmë edhe me Greqinë. Së bashku mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemit shumëvjeçar që kanë me emrin tonë kushtetues. Zgjidhja e kontestit presim ti hapë dyert për nisjen e bisedimeve me BE-në dhe për anëtarësim në NATO. Presim që në samitin e sofjes të konfirmohet perspektiva europiane për anëtërsim të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe të saktësohen projekte konkrete.” – u shpreh kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Samiti  BE-së në Sofje do të mbahet më 17 maj. Tusk shpreson se atëherë do të përforcohen lidhjet e vendeve të Ballkanit, në kontekst të sigurisë, infrastrukturës, ekonomisë dhe integrimit. Kjo sipas Tusk duhet të nodh për një të ardhme europiane edhe të Maqedonisë duke vënë në pah parametrin ekonomik. Sipas tij 80% e eksportit të vendit shkon drejt BE-së dhe vetëm 1% drejt Rusisë.(Meral Ismaili, TVM2)