Maqedoni
Spasovski: 27 prilli, dëshmi e keqpërdorimit të MPB-së. Kallajxhiev dhe Memeti: Obdusmani, mbikëqyrës në punën e MPB-së
27.04.2018 15:40
Ngjarjet e 27 prillit në Kuvend janë tregues për keqpërdorim të MPB-së për qëllime partiake...

Sulmet e përgjakshme nuk do të ndodhnin nëse do të ekzistonte kontroll i pavarur ndaj këtij dikasteri, deklaroi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, në kuadër të tribunës: Obdusmani mes kompetencave speciale dhe kapaciteteve dhe kontrolli qytetar mbi punën e policisë.
Spasoski tha se në 10 muajt e fundit në MPB janë ngritur kallëzime penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj 33 personave, ndërsa 291 masa disiplinore ndaj të punësuarve në MPB.
“Ka ekzistuar grup i cili ka qenë i obliguar që t’i fshijë gjurmët. Grupi politikisht i okupuar para së gjithash nga funksionarë të pozicionuar lart në ministri dhe për atë arsye na ndodh që të kemi raste për të cilat nuk mund të posedojmë dëshmi për të ardhur deri tek të dhënat relevante, sepse dëshmitë ose nuk ekzistojnë ose nuk janë të tilla si në kohën e kryerjes së veprës penale”,- deklaroi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Me ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit, tani e tutje kontroll mbikëqyrës ndaj punës së MPB-së do të ketë edhe Obudsmani, ndërsa në prokurori dhe në gjykata do të formohen reparte të specializuara për ndjekjen e nëpunësve policor për punë joligjore dhe përdorim të dhunës së tepruar.
Kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kallajxhiev, modeli për të cilin debatohet nuk është përzgjedhja e duhur, madje as mënyra se si është vendosur për të njëjtin, me dyer të mbyllura.
“Edhe pse këtë e hapëm shumë në mënyrë cilësore si çështje, megjithatë e mbyllëm shpejt e shpejt me lëshime në vendimet ligjore”,- tha kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kalljxhiev.
Avokati i popullit, Ixhet Memeti, tha se Obudsmani edhe viteve të kaluara ka bërë hetime në kontinuitet dhe ka mbledhur dëshmi për veprim joligjor të punës së policisë. Dëshmitë i dorëzohen Prokurorisë dhe MPB-së.
“Do ta përmendi rastin “Sopoti”, atëherë Ombudsman ka qenë Branko Naumovski, i cili ka bërë një hetim të shkëlqyer dhe që atëherë qysh në vitin 2013 ka mbledhur dëshmi se në këtë rast ka pasur rrahje dhe maltretim të të dyshuarve për veprën, si dhe për dëshmi të dhënë nën presion. Sa vite u desh të kalojnë që të konfirmohet se me të vërtetë ka ndodhur ashtu. Dëshmitë mblidhen dhe grumbullohen në Prokurorinë e Përgjithshme, nga ku edhe humbin”,- theksoi avokati i popullit, Ixhet Memeti.
Në debat edhe një herë u konstatua si nevojë imediate miratimi i pakos së ligjeve reformatore me theks të Ligjit për prokurori publike dhe gjykata.
SEDAT SELIMI
