Maqedoni
Shilegov dhe Kaminisi, marrëveshje bashkëpunimi mes Shkupit dhe Athinës
27.04.2018 16:06
Në pritje të marrëveshjes për kontestin me emrin, Shkupi dhe Athina nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në nivel të dy kryeqendrave...

Marrëveshja e nënshkruar nga kryetarët, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, parasheh shkëmbimin e informatave, përvojave dhe praktikave të reja, bashkëpunim në sferën e administratës së qytetit, menaxhim me shërbimet publike, zhvillim urban, mbrojtje të ambientit jetësor dhe të natyrën, aktivitete turistike dhe kulturore apo inovacioneve.
“Kemi vullnet të fuqishëm dhe kapacitet ta përforcojmë miqësinë tonë. Së bashku mundemi më shumë dhe më shpejt të arrijmë te qëllimi ynë, nëpërmjet bashkëpunimit intensiv të mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët e Shkupit dh Athinës”,- u shpreh kryetari i Shkupit, Petre SHilegov.
“Me partneritetin tonë ne i dëshmojmë botës së historia jonë nuk na ndanë dhe do të duhej të na lidhte më afër. Qytetarët e Shkupit dhe Athinës presin t’u shërbejmë në mënyrën më të mirë të mundshme”,- tha kryetari i Athinës, Jorgos Kaminis.
Kaminis njëherit theksoi se nuk ka ardhur në Shkup për të biseduar rreth kontestit me emrin, e as që është diskutuar në takim rreth kësaj çështje.
Si kryetar komunash atë që mund ta bëjmë është të përforcojmë bashkëpunimin mes dy popujve, theksoi kryetari i Athinës.
GYLTENE SINANI
