Ligji për energjetikë, Angjushev: ligji i ri, detyrim për Maqedoninë

27.04.2018 17:18

Ligji për energjetikë mori dritë jeshile nga anëtarët e Komisionit Kuvendor....

Ligji për energjetikë mori dritë jeshile nga anëtarët e Komisionit Kuvendor për  çështje ekonomike, për të kaluar më pas në procedurë parlamentare.

Pa praninë e opozitës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, para anëtarëve tjerë të komisionit u shpreh i kënaqur që Ligji për energjetikë, i cili është i një rëndësie të veçantë, sot po kalon në procedurë parlamentare.

Zëvendëskryeministri Angjushev, duke treguar rëndësinë e Ligjit për energjetikë, tha se në projekt është punuar me shumë vëmendje dhe se para së gjithash punimi në këtë drejtim ka qenë një obligim për Maqedoninë.

“Nga viti 2014 ka qenë obligim i Maqedonisë kurse ne akoma tani jemi duke e përmbushur. Kishim komision dhe në atë komision ja për fat të keq nuk morën pjesë deputetët nga opozita. Është punuar gjatë në këtë ligj. Mendoj se kemi bërë një tekst kualitativ në këtë ligj, i cili i mbron interesat e qytetarëve dhe nëse është e nevojshme ta qartësojmë me fjalët tjera, ajo është konkurrencë”,- tha zëvendëskryeministri, Koço Anjgushev.

Zëvendëskryeministri Angjushev falënderoi mbështetjen financiare të USAID-it, të cilët këtij procesi i dhanë një kontribut të veçantë me angazhimin e konsulentëve kualitativë të cilët kanë punuar në grupe e më vonë edhe në tekstin e plotë të ligjit. Angjushev përgënjeshtroi akuzat për gjoja kërcënim të kryetares së “Transparence - Maqedoni”, Sllagjana Taseva, dhe shtoi se kjo çështje nuk ka nevojë për senzacionalizëm. (Zekirija Mexhiti, TVM2)