Maqedoni

Shkup, takimi i liderëve “Brdo-Brioni”

27.04.2018 18:50

Liderët e shteteve pjesëmarrëse në të ashtuquajturin “Procesi Bërdo-Brioni” janë mbledhur në Shkup...

Ky takim vjetor ka për qëllim integrimin eUropian të rajonit, përmes forcimit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe mbylljes së çështjeve të hapura.

Në takim po marrin pjesë presidentja kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviq, Borut Pahor - president i Sllovenisë, Aleksandar Vuçiq - i Serbisë, Ilir Meta - i Shqipërisë, Filip Vujanoviq - i Malit të Zi, Hashim Thaçi - i Kosovës, si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.

Mysafir i këtij takimi është kryeministri bullgar, Bojko Borisov, dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.