SHKUPI SOLIDARIZOHET ME GAZËN

Gaza, protestohet edhe në Shkup

25.07.2014 17:19

Përfaqësues të Këshillit Organizativ, thanë se ky marsh ka për qëllim ndarjen e dhimbjes me popullin palestinez në Gaza. Policia pengoi marshin e tyre para “Muzeut të Holokausit”.....

Disa qytetarë nga Shkupi, përmes një marshi protestues me moton “Paqe për Gazën”, u solidarizuan sot me popullin palestinez.

Përfaqësues të Këshillit Organizativ, thanë se ky marsh ka për qëllim ndarjen e dhimbjes me popullin palestinez në Gaza. Policia pengoi marshin e tyre para “Muzeut të Holokausit”.

“Sot, ne ndajmë dhimbjen me popullin palestinez. Sot, ne treguam se Holokausti i vërtetë ndodh pikërisht në Gaza, ku fëmijët tanë vriten dhe masakrohen, kurse bota e civilizuar nuk e sheh të arsyeshme të ngre zërin kundër kësaj masakre”- deklaroi Skender Rexhepi nga Këshilli Organizativ.

“Qëllimi ishte që të bëjmë një krahasim  se çka kanë përjetuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe çka përjetojnë populli palestinez në Gaza”- theksoi  Jasmin Rexhepi nga Këshilli Organizativ.

Nga Këshilli Organizativ, kërkojnë që Qeveria e Maqedonisë të dënojë atë që ndodh në Rripin e Gazës, duke mbështetur Konventat Ndërkombëtare. (Afrim Tanallari, TVM2)