Botë

Regjimi i Asadit kërcënon refugjatët: kthehuni, ose do t’u shtetëzojmë pronat

27.04.2018 20:11

Më shumë se 10 milionë sirianë, të cilët kanë braktisur vendin, janë lajmëruar nga regjimi i presidentit, Bashar Al Asad...

Më shumë se 10 milionë sirianë, të cilët kanë braktisur vendin, janë lajmëruar nga regjimi i presidentit, Bashar Al Asad, që të kthehen dhe të konfirmojnë shtëpitë e tyre deri në fillim të majit, përndryshe ata do të shtetëzohen.

Ligji i ri i pronave, që hyri në fuqi këtë muaj, ka ngjallur frikën se qytetarët që kundërshtojnë Bashar al-Assadin përballen me ekzil të përhershëm dhe se komunitetet e tyre do t’i marrin besnikët e regjimit.

Shumica e sirianëve që kanë braktisur vendin dhe atyre që janë spostuar brenda tij, e kanë të pamundur ose nuk duan që të kthehen në këtë situatë për të vërtetuar zotërimin e pronave të tyre.

Për këtë arsye, ekspertët thonë se ligji i ri dhe koha e shkurtë që u lë njerëzve në dispozicion, tregon qartë se ai po përdoret si një instrument ndryshimi demografik dhe inxhinieri sociale.

Ligji i ri i jep fuqi administratave lokale që të regjistrojnë sërish pronat në zonat e tyre, një lëvizje që kërkon praninë e pronarit.

Për regjimin, ligji është një mrekulli, pasi shërben si mjet vettingu për ata që do të kthehen dhe si një mënyrë për të lënë pa asete rivalët politikë.

Gjithashtu, e lejon regjimin që të konsolidojë pushtetin duke ripopulluar zonat strategjike të vendit me besnikë të tij, diçka që shuan çdo mundësi kundërshtimi në të ardhmen.