Maqedoni

Robertson: Maqedonia nuk pranohet në NATO pa konsensus

28.04.2018 12:23

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO...

Ish Sekretari gjeneral i Natos Xhorxh Robertson në intervistë për MIA thotë se Maqedonia nuk do të pranohet në NATO pa konsensus nga të gjitha anëtaret edhe nëse nuk arrihet zgjidhja për emrin me Greqinë. 
 
“Nuk ka hyrje në Nato pa u arritur konsesnsus nga të gjitha antaret, edhe nëse nuk arrihet zgjidhje për emrin me Greqinë. Deklaratën e Sekretarit Gjeneral të Natos Jens Stoltenberg se nuk ka antarësim pa zgjedhjen e cështjes së emrit e vlerësoi si fakt dhe shtoi se Nato funksionon në bazë të konsensusit”, tha Robinson.
 
Robertson nuk dha vlerësim edhe për atë se a do arrihet zgjidhje për cështjen e emrit, po vlerësoi se nuk ka arsye për tu kthyer mbrapa dhe se në interes të Greqisë është që të gjindet zgjidhje dhe Maqedonia të bëhet pjesë e Aleancës.
 
Ajo është në interest të  të gjithë vendeve antare të Natos, e dime se cfarë ndodhi në të kaluarën kur Ballkani u destabilizua dhe të gjithë kishin interes për stabilitet më të madh.Maqedonia posedon institucone euroatlantike dhe këtë stabilitet të gjithë ne e kërkojmë tha Robertson.
 
Sipas tij, patriotizëm I vërtetë është që të ketë avansim ekonomik, fqinjësi të mirë dhe ndërtimin e shoqërisë të bazuar në vlera të vërteta.Në pyetjen  se a është e mundur që në Maqedoni të përsëritet konflikti I vitit 2001, nëse vendi nuk antarësohet në Nato Robertson është decid se një gjë e tillë nuk do ndodh.
 

FLUTRA LATIFI TOPOJANI