Maqedoni

Shqerinska: Maqedonia e përgaditur të jetë antare e NATOS që kontribon

28.04.2018 12:42

Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA...

Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska  në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA, u takua me zëvendës ndihmësin e sekretarit të mbrojtjes Lora Kuper dhe më zyrtarë të lartë të Departamentit Shtetëror Amerikan.

Siç njofton Ministria e mbrojtjes, në takim me zëvendës ndihmësin sekretar të Byrosë për punë të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Shtetëror Amerikan, Elizabet Milard, Sheqerinska shpalosi argumentet në bazë të të cilave Maqedonia meriton anëtarësimin në NATO, rritjen e buxhetit dhe rrogave të Armatës, rritjen e numrit të ushtarëve në misionin në Afganistan, kthimin e kritikave dhe mediave të lira, sundimin e së drejtës, transparencë aktive për të cilët u zotua Qeveria si një ndër shtyllat kryesore kundër korrupsionit.

Përfaqësuesja e lartë të Departamentit Shtetëror Amerikan, Milard pranoi se vendi ka pasur përmirësime dhe ka ecur para pas krizës në Kuvendin e Maqedonisë para një viti, dhe potencoi se SHBA është mike e Maqedonisë dhe  nga afër ndjek dhe mbështet progresin e vendit.

Në Departamentin Shtetëror Amerikan Sheqerinska u takua edhe më përfaqësuesin e lartë Methju Palmer, i cili tha se punët në Maqedoni po rrjedhin shumë shpejtë, dhe se vendi është i gatshëm jo vetëm që të jetë pjesë e NATO-s, por të jetë anëtare e cila është aktive në Aleancë. Qëllimi i takimeve të Sheqerinskës në SHBA është që të sigurohet  mbështetje e fuqishme në pritje të samitit të NATO-s.