Maqedoni

Anëtarësimi i RM-së në NATO, Ramadani: Bisedimet për emrin nuk ndalojnë

28.04.2018 13:56

Optimizmi për zgjidhje të çështjes së emrit dhe për anëtarësim në NATO ekziston, vlerëson analisti Ismet Ramadani...

Edhe përkundër paralajmërimeve nga ana e politikanëve të vendit se Maqedonia këtë vit nuk do të bëhet pjesë e NATO-së, Ramadani i vlerson si deklarata që shkojnë në drejtim të asaj që mos përdoret samiti i NATO-s si një lloj presioni që të zgjidhet shumë shpejt çështja e emrit. Sipas tij vet faki që ministrat e jashtëm në nivel të përgaditjes të samitit të NATO-së e kanë lënë të hapur vendimin politik, do të thotë se edhe ata presin që të përfundojnë me sukses bisedimet rreth çështjes së emrit. 
 
“Unë mendoj se bisedimet edhe më tutje janë në kuadër të optimizmit sepse me gjithë atë po bisedohet vështirë por mirë, domethënë bisedohet me vullnet për tu zgjidh çështja e emrit. Vet fakti Kocijas kishte takim me sekretarin gjeneral të NATO-s Stoltenberg jam i bindur se janë dhënë sygjerime në këtë drejtim dhe ajo që është më me rëndësi për Maqedoninë, të gjithë ata që kanë ndikim në qendrat e vendosjes në një mënyrë janë në lëvizje intensive për të bindur administratën greke por edhe Maqedoninë që të gjindet zgjidhje”, tha Ismet Ramadani, analist.
 
Edhe pse në tavolinë kanë mbetur pa u zgjidhur çështjet më të vështira, analisti Ramadani potencoi se vullneti i mirë për zgjidhje të kontestit ekziston. Sipas tij në qoftë se ka vullnet të mirë, por edhe inkuadrimi i faktorëve të tjerë do të ndihmojnë që të gjindet kompromisi.
 
“Kur ka vullnet të mirë atëherë edhe ajo që duket në shikim të parë se është komplekse dhe nuk mund të zgjidhet çdoherë ka formulë, kur ka vullnet politik. Unë jam i bindur se do të gjinbdet zgjidhje sepse ky është vit ku duhet të gjindet zgjidhje dhe këtë e kanë kuptuar edhe Maqedonia edhe Greqia por edhe ndërkombëtarët të cilët e kanë parasysh se çfarë duhet të bëhet me Ballkanin Perendmor dhe me Maqedoninë, prandaj këtu vie edhe ai optimizëm për një zgjidhje definitive rreth emrit dhe anëtarsimit të Maqedonisë në NATO”, tha Ramadani.
 
Ndikimi i politikës pro-ruse në Ballkanin Perendimor mund të jetë e rrrezkshme për Maqedoninë, andaj Ramadani beson se do të mirret parasysh edhe ky fakt nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë dhe mos ti lejohet Rusisë të instalohet në struktura në ndryshme në Maqedoni. 
 
ERSAN PAJAZITI