Maqedoni

Zbulohet laboratori me marihuanë, arrestohen dy persona

28.04.2018 14:33

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar për shkak se kanë ndërtuar një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike...

Sekretariati për Punë të Brendshme në Shkup ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike ndaj personave S. K. (25) dhe G. K. (28), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”. Nga MPB – ja njoftojnë se te të akuzuarit është gjetur 6.4 kilogramë marihuanë dhe 203 saksi të kanabisit. 
 
“Gjatë kontrollimeve në një shtëpi në lagjen e Shkupit në Aerodrom dhe në bodrumet si dhe në një uikend- shtëpizë në fshatin Moranë janë gjetur 6.4 kilogramë marihuanë, si dhe 203 vazo me kanabis. Është gjetur edhe paisje tjetër për prodhimin e marihuanës”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.