Maqedoni

Pajet: Është arritur përparim i madh në kontestin e emrit

28.04.2018 15:28

Besojmë se është bërë përparimi i madh në negociata dhe shpresojmë që ky përparim do të mbështetet edhe më tej

Besojmë se është bërë përparimi i madh në negociata dhe shpresojmë që ky përparim do të mbështetet edhe më tej, por këtë duhet ta dëshmojë koha, ka thënë ambasadori amerikan në Greqi Geofrej Pajet.
 
Pajet në një aktivitet në Selanik përpara studentëve të diplomuar në Universitetet Amerikane duke iu përgjigjur pyetjeve nga audienca ka folur edhe për ecurinë e bisedimeve midis Maqedonisë dhe Greqisë.
 
Ai ka theksuar se SHBA mbështet përpjekjet për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë kontest nga kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve me ndihmën e ndërmjetësit në negociata, Metju Nimic.
 
"Ne besojmë fuqimisht se është në interes të të dy vendeve për të zgjidhur këtë çështje, pas kaq shumë kohë, dhe gjithashtu e pranojmë se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme do të ishte ajo që do të mbështet nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike të të dy vendeve", ka thënë ambasadori i SHBA,Geofrej Pajet, duke shtuar se SHBA ka besim të madh në atë që Kocias dhe Cipras japin në negociata.