Maqedoni

Banorët e Përshefcës kërkojnë ndërtimin e trotuarit dhe ujit të pijshëm

28.04.2018 16:03

Përshefca është i vetmi fshatë në komunën e Tearcës që trotuari ka filluar të ndërtohet para dy viteve dhe deri më sot nuk është përfunduar...

Përshefca është i vetmi fshatë në komunën e Tearcës që trotuari ka filluar të ndërtohet para dy viteve dhe deri më sot nuk është përfunduar, edhe pse premtime ka pasur shumë herë nga komuna e Tearcës.
 
Ata edhe sot premtojnë se ky problem do të zgjidhet dhe është prioritet I komunës së Tearcës. Përveç trotuareve ky fshat ballafaqohet edhe me problemin e ujit të pijshëm, ndërkohë kryetari I Tearcës, Isen Asani, shpret se banorët duhet të bëjnë kërkesë deri te Ndërmarrja higjiena.
 
“Në agjendën tonë ne prioritet e kemi treturin e fsh,Përshefcë, dhe shumë shpejtë kjo çështje do zgjidhet. Kjo çështje për fsh, Përshefc do të jetë e kryer nuk do lejojmë ne kështu për arsye se kërkesa është e arsyeshme dhe është pragmatike dhe ne do I mbështesim dhe kjo çështje do të zgjidhet. Lidhur me këtë çështje problem nuk ka por banorët duhet të adresojnë kërkesat e tyre në drejtim të Ndërmarrjes higjiena  që është në kuadër të komunës së Tearcës”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së tearcës.
 
Ndërkohë kryetari I BL-fsh, Përshefcë, theksoi se ka bërë tre kërkesa,për zgjedhjen e problemit me ujin e pijshëm, poe përgjigje nuk ka marë.
 
“Unë kamë bërë tre kërkesa , kërkesa e parë është e Hidro pover, e dyta në komunë dhe e treta është te kryerësi i punës që e bënë lartë. Prej kryerësit punës kemi marrë një përgjigje pakë pozitive mirëpo prej komunës ende nuk kamë përgjigje dhe prej Hidro Poverit nuk kamë përgjigje. Ujin e pimë në muajt e verës mirëpo edhe ai duhet filtrohet disi ne kërkojmë vetëm shakte të na ndërtohen dhe të bëhet filtrimi mbi turbinën e fundit”, tha Qamil Asani, kryetar i BL të përshefcës.
 
Përndryshe, në komunë e Tearcës, është edhe fshati Nerasht, I cili edhe sot e kësaj dite përballet me mungesë të ujit të pijshëm,pasi I njëjti nuk është për konsumim,ndërsa banorët e këtij fshati kanë marrë një inciativë që të sjellin ujin e pijshëm me vetë kontribut.
 
VISAR SADIKI