Maqedoni
Angjushev, optimist këtë vit do të realizohet BPV prej 3.2 %
28.04.2018 17:01
Zëvendeskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev shprehët optimist...

Zëvendeskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev shprehët optimist se këtë vit mund të realizohet Bruto Prodhimi Vendor prej 3.2. pëqind. Këtë gjë Angjushev e bazon në faktin se ka filluar rritja garduale e pagave, avancimit të industrisë, dhe realizimi i shumë projekteve kapitale të parashikuara për këtë vit.
“Tre janë gjenerator themelor të BPV-së në çdo vend por dhe në vendin tonë. Ato janë rritja e shpenzimeve, industrisë dhe investimet kapitale.Pagat veçmë rriten e me këtë rriten edhe shpenzimet, ndërsa me rritjen e numrit të të punsuarëve shpenzimet do të rriten edhe më shumë.Gjenrator i dytë të BPV-së është industria e cila shënon rritje dhe shifrat janë shumë inkurajuese dhe presim me planin për rritjen ekonomike, ekonomia të avancohet edhe më shumë. Për momentin ndoshta mungon implementimi më i shpejt i projekteve kapitale, por ne si Qeveri vendosëm fillimisht të përgatitemi siç duhet që të mos kemi probleme me implementimin, ndërsa pasi të bëjmë këtë, projektet ti implementojmë në mënyrën më të mirë të mundur”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje evropiane.
Ndërkohë u shpall edhe thirrja publike për grantet me kofinansim për ndërmarjet të mesme dhe të vogla. Me këtë parashihet se deri në fund të këtij viti të ndahen 10.5 milion euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga shtylla e tret e planit për rritje ekonomike.
“Masa e parë është për kompanitë për rritjen e shpejtë të cilave u ofrohet 10 milion denarë për furnizim me pajisje të reja të punës, masa e dytë ka të bëjë me mikro kompanitë që kanë deri pesë të punësuar dhe të ardhura vjetore nga 3 milion denarë të cilave u ofrohet 5 milion për furnizim me tekonologji dhe ndërtimin e sallave, masa e treta ka të bëjë me kompani të cilave do tu ofrohen 20 milion denarë ose 70 % nga vlera totale e mjeteve të investuara për zhvillim dhe marketing, ndërsa masa e katërt me përkahjen e të rinjve deri më 29 vjet për avancimin në vendet e huaja për çfarë shteti ofron 1 milion denarë”, tha Jovan Despotovski, drejtor i fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.
Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 11 qershor.
REXHEP QAMILI
