Maqedoni

Dita botërore e sigurisë në punë, të parandalohen fatkeqsitë dhe lëndimet në punë

28.04.2018 17:27

Në Raportin vjetor për fatkeqësi gjatë punës për vitin 2017 të bën të ditur se në Maqedoni...

Në Raportin vjetor për fatkeqësi gjatë punës për vitin 2017 të bën të ditur se në Maqedoni ka psur 158 fatkeqësi prej të cilave 24 kanë përfundur me humbje të jetës së puntorëve. Numri më i madh i rasteve është shënuar në Shkup ndërsa më i vogli në Kumanovë. Me qëllim të parandalimittë lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale organizata ndërkombëtare e punës e caktoi 28 prillin si ditë botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës.
 
“Duhet të mendojmë për personat që fillojnë me punë në tregun e punës që ata të informohen dhe të rritet vetëdija lidhur me rreziqet në vendin e punës”, tha Milan Petkovski, Kryetr i Shoqatës për siguri dhe shëndet në punë.
 
Nxënës të shkollave të mesme, student dhe puntor të rinj ishin pjesë e debatit ku u diskutua edhe për dukurinë e ushtrimit të punës nga fëmijë të mitur.
 
“Në R.M respketohen direktivat botërore lidhur me mbrojtjen nga puna e fëmijëve të mitur ose eliminimin e kësaj dukurie, por nëse dilni në cdo udhkryq të vendit mund të vëreni numër të madh të fëmijëve që punojnë”, tha Milan Petkovski, Kryetr i Shoqatës për siguri dhe shëndet në punë. 
 
Përskaj zgjidhjeve ligjore për udhëheqjen e evidencës në këtë sferë është e nevojshme edhe sjellja e akteve nënligjore të cilat saktësisht do ti evidentojnë të dhënat e nevojshme të cilat neviten për hulumtime më të sakta dhe propozim të masave të reja për siguri dhe shëndet në punë.
 
FLUTRA LATIFI TOPOJANI